Neymarit i është kërkuar së fundmi që të zgjedh formacionin e tij më të mirë me pesë lojtarët më të mirë që ka luajtur.
Kur iu kërkua të zgjidhte përzgjedhjen e tij perfekte me pesë yje në vitin 2020, ai zgjodhi Lionel Messin – ikona me të cilën ai luajti përkrah Barcelonës dhe Paris Saint-Germain.
Por – braziliani, i cili është në prag të një transferimi mahnitës prej 1.5 milion euro në javë te klubi i Arabisë Saudite, Al-Hilal, harroi të zgjidhte një portier.
Kylian Mbappe dhe Eden Hazard janë përfshirë në të përpara që ta vendoste Paul Pogban si lojtarin më mbrojtës.
Një tjetër nga ish-kolegët e Neymarit në Barcelonë, Luis Suarez shfaqet me Mbappen gjithashtu duke iu bashkuar argjentinasit dhe belgut.
Asnjë yll i Brazilit nuk u përzgjodh nga 31-vjeçari, sepse atij iu kërkua të mos e bënte këtë në një intervostë me kanalin e Red Bull.
Neymar gjithashtu zgjodhi një skuadër pesëshe bazuar në lojtarët e pensionuar dhe kjo gjithashtu tregoi mospërfillje.
Katër legjenda të Ligës Premier u përzgjodhën: Thierry Henry, Frank Lampard, Steven Gerrard dhe David Beckham.
Ai e përfshiu edhe legjendën spanjolle dhe trajneri i Barcelonës, Xavi për të kompletuar formacionin edhe një herë pa portier. /Telegrafi/