Site icon Telegrafi

Një person vjedh gjësende në një lokal në Prishtinë, sulmon fizikisht edhe një femër

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se të mërkurën rreth orës 20:10 një person ka vjedhur disa gjësende nga një lokal.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, e njëjta kishte tentuar ta ndalonte të dyshuarin por i njëjti e kishte sulmuar fizikisht atë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka vjedhur disa gjësende nga nga një lokal, viktima kishte tentuar ta ndalonte të dyshuarin por i njëjti e kishte sulmuar fizikisht atë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version