Telegrafi

Një person vdes në Ranillukë pasi dyshohet se u rrëzua aksidentalisht

Foto: Ilustrim

Një vdekje e dyshimtë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e së martës në Ranillukë.

Policia njofton se një person dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe pasi është dërguar në shtëpinë e shëndetit mjeku kujdestar ka konstatuar se është pa shenja jete.

“Ranillukë 28.02.2023-10:30. Viktima mashkull kosovar dyshohet se është rrëzuar  aksidentalisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në raportin policor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Telegrafi/