Telegrafi

Një person u gjet të martën i vdekur në Suharekë, policia jep detajet

Një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal në Prizren.

Lidhur me këtë rast, policia ka njoftuar se rasti është raportuar dje pasdite, përcjell Telegrafi.

Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar ndërsa me vendim te prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne IML për obduksion.

“Suharekë 05.11.2019-16:20. Raportohet se në Spitalin Rajonal në Prizren është dërguar pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/