Telegrafi

Një person sulmon fizikisht zyrtarët policor në Ferizaj, arrestohet

FotoL Ar

Një person gjatë arrestimit ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 06:50 në fshatin Komoglavë, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport, viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se gjatë arrestimit të dyshuarit mashkull kosovar, i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Pasi që i dyshuari kishte urdhër arrest, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport. /Telegrafi/