Një shtetase sllovake është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj ditën e premte.
Rasti ka ndodhur në një hotel në Prizren, transmeton Telegrafi.
“Më 17.11.2023 është raportuar se viktima femër Sllovake ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta derisa ka qenë në një hotel në Prizren pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut”.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore./Telegrafi/