Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar dy shtetas të huaj në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në ora 13:55.
“Gjatë përleshjes sipas viktimave atyre u ishte vjedhur edhe një telefon. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/