Telegrafi

Një person rrihet në Rahovec, merr lëndime të rënda

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka rrahur një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:00 në fshatin Hoqë e Vogël, Rahovec.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka marr tretmanin e nevojshëm mjekësor.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka marrë pjesë në rrahje ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/