Site icon Telegrafi

Një person rrihet nga dy të tjerë në Drenas, e më pas plagoset me armë në kokë

Foto: Ilustrim

Dy persona për motive deri më tani të panjohura e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë. 

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:23 në fshatin Baicë, në Drenas.

Po ashtu sipas raportit, viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.

Tutje në raport bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të panjohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkaq, njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version