Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person derisa ishte në vendin e punës është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie dhe është lënduar.
Rasti ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, të enjten në ora 11:10.
“Fsh. Kobaj, Prizren, 11.11.2021 – 11:10. Viktima mashkull kosovar, deri sa ishte në vendin e punës është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie dhe është lënduar”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/