Një person (me probleme shëndetësore-psikike) është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij, të cilët ndjehen të frikësuar nga i dyshuari.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:00, në Ferizaj.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme shëndetësore-psikike) nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij, të cilët ndjehen edhe të frikësuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit, i dyshuari (i cili më herët ka qenë edhe në tretman mjekësor-psikiatrik) është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi