Një person është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht një person tjetër me një mjet të fortë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 12.11.2024 ( e diel) në rrugën “Dardania”, në Fushë Kosovë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Më 14.11.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, me një mjet të fortë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/