Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht katër të mitur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:00 në fshatin Zhitkovc, në Zveçan.
Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht katër viktimat meshkuj kosovar të mitur. Nuk raportohet për të lënduar, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/