Telegrafi

Një person rrah gruan e vëllait në Kaçanik

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij (gruan e vëllait), si dhe kishte dëmtuar derën e hyrjes së një dhome të shtëpisë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:30, në Kaçanik.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij (gruan e vëllait),  si dhe kishte dëmtuar derën e hyrjes së një dhome të shtëpisë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/