Një person është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij (gruan e vëllait), si dhe kishte dëmtuar derën e hyrjes së një dhome të shtëpisë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:30, në Kaçanik.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij (gruan e vëllait), si dhe kishte dëmtuar derën e hyrjes së një dhome të shtëpisë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/