Një person është plagosur dhe tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:40 në rrugën “Ilir Merturi”, në Klinë.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes policia ka hasur njërin nga viktimat i cili ishte i shtrirë dhe i lënduar.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Klinё, me datën 23.02.2025, rreth orës 22:40, është njoftuar se nё rrugën ‘Ilir Merturi’ nё Klinё, ka tё shtёna me armё zjarri. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes kanё hasur njёrin nga viktimat, i cili ishte i shtrirё dhe i lёnduar”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim i njëjti ёshtё dёrguar për trajtim nё spital, gjithashtu edhe tre tё lënduarit tjerё janё dёrguar në Spitalin Rajonal nё Pejё.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё njёsiteve policore, ёshtё arritur identifikimi dhe arrestimi i dy personave tё dyshuar.
“Gjatё arrestimit janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armё pistoletё M57, njё karikator i sё njёjtёs armë, pesё fishekё kal: 7.62mm, dy gёzhoja kal:7.62mm, njё mjet i mprehtë (brisk)”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё. /Telegrafi/