Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Golluboc të Malishevës, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng dhe si pasojë ka plagosur një person.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 9 gëzhoja cal-7.62 mm, ndërsa i dyshuari ka dorëzuar armën të cilën dyshohet se e ka përdorur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.