Telegrafi

Një person plagos aksidentalisht veten në Kaçanik

Foto: Arkiv

Një person është vet-plagosur aksidentalisht ditën e diel në Kaçanik.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00, derisa ai kishte qenë në pyll për gjah, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte vet-plagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah. I njëjti pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kompetent gjendja e tij është stabile”, bëhet e ditur në njoftim.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë./Telegrafi/