Një person është arrestuar për shkak se e kishte ngacmuar seksualisht një femër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00, në Dragash.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/