Një person ka informuar se nga një person i panjohur është ngacmuar përmes telefonit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:58, në veri të Mitrovicës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga një person i panjohur është ngacmuar përmes telefonit”, thuhet në raport.
Ndërkaq, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/