Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Prishtina ka rënë pre e mashtrimit nga një femër e huaj, të cilës i ka dërguar një shumë të konsiderueshme të hollash.
“Me 31.01.2023 viktima mashkull kosovar ka njoftuar se përmes rrjetit social është njoftuar me të dyshuarën femër (e huaj), e cila ishte prezantuar si zyrtare, dhe e njëjta i kishte thënë se një shumë të hollash do t’i dërgoj për investime në Kosovë dhe duke e mashtruar i ka kërkuar viktimës të holla i cili i ka dërguar asaj një shumë të konsiderueshme të hollash”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/