Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Shtërpcë ku raportohet se një person derisa ishte në një lokal duke u ushqyer për një moment ka humbur ndjenjat.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 11:25, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ishte në një lokal duke u ushqyer, për një moment ka humbur ndjenjat. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/