Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, të mitur pasi i njëjti kishte ther me thikë vëllanë e tij, po ashtu të mitur.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 01:00.
“Prishtinë 05.07.2024 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, për shkak se me thikë e kishte therur në krahë vëllanë e tij të mitur, i cili ka pranuar tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/