Site icon Telegrafi

Një person në Prishtinë sulmohet me mjete të forta nga ish-dhëndëri tij

Një person në Prishtinë ka njoftuar policinë se derisa ishte duke shkuar në shtëpi është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga ish-dhëndëri i tij.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke shkuar në shtëpi ishte sulmuar fizikisht me mjete të forta nga ish dhëndëri i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e goditjeve viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK”, njofton policia.

I dyshuari pas sulmit ishte larguar me veturë nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të cilin është njoftuar prokurori./Telegrafi/

Exit mobile version