Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka informuar se gjatë punimeve në një shtëpi të pa banuar kishte gjetur një trup të pajetë.
Rasti ka ndodhur të martën në rrugën C në Prishtinë.
“Rr. C, Prishtinë 02.09.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në një shtëpi të pa banuar kishte gjetur një trup të pajetë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/