Telegrafi

Një person në Mitrovicë të veriut gjen një flamur serb dhe letër me mbishkrim nacionalist para banesës së tij

Një person ka raportuar në polici se ka gjetur një flamur dhe një letër me mbishkrim nacionalist në hyrje të banesës së tij në Mitrovicë të veriut.

Rasti është raportuar në polici ditën e shtunë, transmeton Telegrafi.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se para hyrjes së banesës së tij, ka gjetur një flamur serb dhe një letër me mbishkrim nacionalist. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/