Telegrafi

Një person në Mitrovicë sulmon babanë e tij

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

Rasti ka ndodhur të dielën në Mitrovicë, në ora 18:10.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Mitrovicës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/