Një person në Kaçanik është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore të dashurës së tij të enjten rreth orës 23:30.
“Me datë 01.09.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij, viktimës femër kosovare”, njofton Policia e Kosovës.
Viktima, si pasojë e lëndimeve trupore është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa, policia thotë se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar “Lëndim i lehtë trupore” dhe “Dhunë në familje”./Telegrafi/