Telegrafi

Një person në Gjakovë dyshohet se bëri aksidentalisht vetëvrasje

Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, pasi një person.

Një person në Gjakovë dyshohet se e ka vrarë veten.

Rasti ka ndodhur në fshatin Nec.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.

Ai ka thënë se, viktima ka kryer vetëvrasje aksidentale.

“Rreth orës 20:00, spitali rajonal në Gjakovë ka pranuar një person pa shenja jete.Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe aty ka gjetur edhe dy dëshmitarë që konfirmojnë se ka ndodh vetëvrasje aksidentale”, tha Xhurkaj.

Më tej thotë se hetimet për të kuptuar detaje të tjera ende po vazhdojnë.

Në vendngjarje kane dalë patrulla policore dhe hetuesit kujdestarë.

Hetimet e mëtutjeshme do të zbardhin saktësinë e ngjarjes.