Site icon Telegrafi

Një person gjendet i shtrirë në Strellc të Epërm, ndërron jetë në Spitalin e Pejës

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtarë, të cilët e kishin dërguar në Spitalin e Pejës.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:58 në fshatin Strellc i Epërm, në Deçan.

Siç thuhet në raport, njësiti policor ka shkuar në spital dhe ka kuptuar se viktima kishte ndërruar jetë

“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur në rrugë i shtrirë dhe nga disa kalimtar ishte dërguar në spitalin e Pejës. Njësiti policor ka shkuar në spital dhe ka kuptuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me konsultim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version