Telegrafi

Një person ndalon dy të mitur në Gjakovë – arrestohet pasi i provoi nga liria kundërligjshëm

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar të martën në Gjakovë, pasi dyshohet për veprën penale “Privim i kundërligjshëm i lirisë”.

Sipas policisë, i njëjti dyshohet se ka privuar nga jeta dy të mitur pasi i kishte zënë në pronën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte privuar nga liria dy persona të mitur, të cilët i kishte zënë në pronën e tij. Nga hetimet e para, dyshohet se i ka privuar kundërligjshëm”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje./Telegrafi/