Telegrafi

Një person merr mesazhe kërcënuese dhe i digjet vetura në oborr të shtëpisë, rasti po hetohet në Kamenicë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij i është përfshirë në zjarr vetura.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 02:00/02:35 në fshatin Hodonovc, Kamenicë.

Tutje në raport bëhet e ditur se të martën ankuesi ka raportuar në polici se ka pranuar një mesazh kërcënues, si dhe i njëjti dyshon se vetura i është djegur nga personi i cili i ka dërguar mesazh.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij i është përfshirë në zjarr vetura e tij me targa vendore. Më 19.12.2023 ankuesi ka raportuar në polici se ka pranuar një mesazh kërcënues dhe ankuesi dyshon se vetura i është djegur nga personi i cili  i ka dërguar mesazh. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/