Një person ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij i është përfshirë në zjarr vetura.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 02:00/02:35 në fshatin Hodonovc, Kamenicë.
Tutje në raport bëhet e ditur se të martën ankuesi ka raportuar në polici se ka pranuar një mesazh kërcënues, si dhe i njëjti dyshon se vetura i është djegur nga personi i cili i ka dërguar mesazh.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij i është përfshirë në zjarr vetura e tij me targa vendore. Më 19.12.2023 ankuesi ka raportuar në polici se ka pranuar një mesazh kërcënues dhe ankuesi dyshon se vetura i është djegur nga personi i cili i ka dërguar mesazh. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/