Një person në Pejë ka bërë të ditur se veturës së tij i është vënë flaka nga një person me maskë.
Eroll Rexhepi, imam nga Peja ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 03:07 të së mërkurën në lagjen Kapeshnicë.
“Sot rreth orës 03:07am, para shtëpisë sime në lagjen ‘Kapeshnicë’, rruga ‘Rozafa’ në Pejë, një person gjysmë i maskuar ia vënë flakën me lëndë djegëse makinës sime duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëme të tjera…”, shkruan Rexhepi në Facebook, e që është edhe veteran i UÇK-së. /Telegrafi/