Një person ka marr lëndime të lehta trupore si pasoj e një aksidenti në trafik i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:00, mes katër veturave në magjistralen Gjilan-Prishtinë, konkretisht në fshatin Bresalc.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas tij, viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.
“Rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident në magjistralen Gjilan-Prishtinë në fshatin Bresalc. Në këtë aksident trafiku janë përfshirë katër vetura, ku si pasojë një person ka marrë lëndime të lehta trupore i cili pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi”, ka thënë Hashani.
Aksidenti siç tha ai ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimi i pasigurt. /Telegrafi/