Telegrafi

Një person kanosi prindërit e tij në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka kanosur prindërit e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00, në Prishtinë.

Tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti i ka kanosur dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë (prindërit e tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/