Site icon Telegrafi

Një person kanos punëtorët e KEDS-it në prezencën e policisë, i akuzon për vjedhje

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi në prezencën e policisë  i ka kanosur punëtorët e KEDS-it.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13:00 në fshatin Lisicë, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari më datë 14 janar ka paraqitur rastin se punëtorët e KEDS-it kanë vjedhur gjësende në shtëpinë e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në prezencën e policisë i ka kanosur punëtorët e KEDS-it. I dyshuari me datë 14.01.2021 ka paraqitur rastin se punëtorët e KEDS-it i kanë vjedhur gjësende në shtëpinë e tij”, thuhet në raport.

Ndryshe, në raport thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version