Telegrafi

Një person kanos një person tjetër në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar pasi që ka kanosur të premten rreth orës 14:15 me armë zjarri një person tjetër i cili ishte duke punuar në rrugën “Hysri Talla” në kuadër të një kompanie, në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/