Site icon Telegrafi

 Një person grabit para në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në institucionin mikrofinanciar, një person me maskë antiCOVID-19, i kishte marrë para.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:30, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima nga frika ja kishte dhënë parat dhe më pas i dyshuari ishte larguar në këmbë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në institucionin mikrofinanciar aty kishte shkuar një person me maskë anti Covid në fytyrë pa e ekspozuar ndonjë armë  dhe i ka marr para. Viktima nga frika të dyshuarit ja kishte dhënë parat dhe më pas i dyshuari ishte larguar këmbë nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version