Telegrafi

Një person goditi me kamion një polic në Viti

Foto: Ilustrim

Një person me kamionin e tij nuk iu është ndal policëve dhe gjatë tentimit për ikje ka goditur me kamion zyrtarin policor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:00 në fshatin Ramnisht, Viti.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me kamionin e tij, nuk u është ndalë zyrtarëve policorë dhe gjatë tentimit për të ikur ka goditur me kamion zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/