Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës Fadil Syleviqi, dyshohet se është gjetur i vdekur në Liqenin e Badovcit.
Telegrafi ka kontaktuar zyrtarisht Policinë e Kosovës, por ata nuk kanë mundur ta konfirmojnë këtë.
Siç raportohet policia ka deklaruar për një vdekje të dyshimtë, por ende nuk e dinë identitetin e viktimës.
Emri i Syleviqit, është përmendur edhe nga i dënuari për vrasje, Shkumbin Mehmeti, i cili më parë kishte rrëfyer për vrasjet e pasluftës në Kosovë.
Mehmeti akuzoi Syleviqin se ka urdhëruar disa vrasje gjatë kohës kur grupi i tyre kriminal ishte duke funksionuar.
“Polici Fadil Syleviqi është i përshirë në shumë vrasje”, kishte thënë shkurt Mehmeti, duke mos treguar specifikisht në cilat.
Po ashtu kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sa ishte Ambasador në Shqipëri, kishte akuzuar Fadil Syleviqin se në prillin e vitit 1998 e ka vrarë atdhetarin Hafir Shala.
Po ashtu, Lladrovci ka thënë se rasti Hafir Shala nuk u hetua asnjëherë deri më tani, për t’u zbardhur e vërteta e kidnapimit dhe mbytjes me dhunë nga hetuesit e pushtetit të Sllobodan Millosheviq./Telegrafi/