Policia e Kosovës ka njoftuar, se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:00 personi me inicialet Y.Z, 43-vjeçar, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Avdyl Ramaj” në Prishtinë.
“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.