Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 14:30, në Graçanicë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/