Telegrafi

Një person gjendet i shtrirë në tokë, vdes në QKUK

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur i shtrirë në tokë dhe pasi është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndërruar jetë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:37 në rrugën “Nezir Gashi”, në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur në raport, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë. Viktima është dërguar në QKUK në gjendje të rënduar dhe më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/