Site icon Telegrafi

Një person gjendet pa shenja jete në një rrugë të Obiliqit, rasti po hetohet

Foto: Arkiv

Nga Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare (QKMF) e Obiliqit është raportuar një rast për vdekjen e një personi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 09:50 në fshatin Lajthishtë, në Obiliq.

Siç bëhet e ditur viktima është gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit. /Telegrafi/

Exit mobile version