Rreth orës 11:40, raportohet se një mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në një punëtori në rrugën “Mihal Grameno” në Gjakovë.
Informacioni për vdekjen e tij është konfirmuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për Telegrafin se është iniciuar rast “hetim i vdekjes”.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet e nevojshme policore.
“Rreth orës 11:40 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në një punëtori në rrugën “Mihal Grameno” -Gjakovë. Vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore . Me vendim të prokurori të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Elezaj.
Prokurori i shtetit, i cili është gjithashtu prezent në vendin e ngjarjes, ka vendosur të iniciojë një hetim për vdekjen.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për një obduksion.
Hetimi i vdekjes ka filluar për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së mashkullit të gjetur në punëtori./Telegrafi/