Një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në fshatin Sllatinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa siç tha ai mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull”, ka thënë Borovci.
Tutje ai tha se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit.
“Me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, ka thënë ndër të tjera Borovci. /Telegrafi/