Telegrafi

Një person goditet me mjete të forta në Malishevë, arrestohen katër të dyshuar

Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar të cilët për shkaqe të panjohura me mjete të forta e kishin goditur një person dhe ia kishin dëmtuar veturën.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11:53 në rrugën “Skenderbeu”, në Malishevë.

Siç thuhet në raport, si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF në Malishevë, e më pas për tretman mëtejmë mjekësor në QKUK.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët për shkaqe të panjohura me mjete të forta e kishin goditur viktimën mashkull kosovar dhe ia kishin dëmtuar veturën. Si pasojë e rastit viktima ndihmën e par mjekësore e ka marrë në QKMF Malishevë e më pas për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/