Telegrafi

Një person dyshohet se tentoi të bënte vetëvrasje në Prishtinë

Një person sot në orët e hershme të mëngjesit dyshohet se ka tentuar që të bëjë vetëvrasje në lagjen e “Muhaxherëve”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, personi ka hipur mbi tarracën e një ballkoni.

Mirëpo, sipas Kelanit, Policia e Kosovës ka intervenuar menjëherë duke e shpëtuar atë. /Telegrafi/