Site icon Telegrafi

Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Klinës, ku një person është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar lajmin dhe ka dhënë më shumë detaje rreth incidentit.

Sipas tij, policia u njoftua rreth orës 17:15 për një gjuajtje me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, brenda një lokale të qytetit.

“Gjatë operacionit, mjeku kujdestar ka konstatuar se një person është pa shenja jete, ndërsa një tjetër është dërguar menjëherë në emergjencë për trajtim të mëtejshëm,” tha Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë organet kompetente, përfshirë policinë dhe ekipet e emergjencës mjekësore.

Ai theksoi se momentalisht organet kompetente të drejtësisë janë duke kryer hetime për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit tragjik.

Ndërkaq, raportohet se dorasi është vetdorëzuar në stacionin policor në Klinë. /Telegrafi/

Exit mobile version